Kompleksi turistik “Galaktika”

  • Kompleksi-turistik-Galaktika-14-1024x682
  • Kompleksi-turistik-Galaktika-12-1024x682
  • Kompleksi-turistik-Galaktika-11-1024x682
  • Kompleksi-turistik-Galaktika-10-1024x682
  • Kompleksi-turistik-Galaktika-8-1024x682
  • Kompleksi-turistik-Galaktika-7-1024x752
  • Kompleksi-turistik-Galaktika-6

Përshkrimi

Përshkrimi
Kompleksi Turistik “GALAKTIKA” gjendet në Prevallë, pikë turistike në Bjeshkët e Sharrit, në afërsi të Prizrenit, në Kosovën jugore.
Vizita në kompleksin tonë do të jetë interesante në çdo stinë të vitit sepse gjithmonë do t’ju presin surpriza të reja.
Nëse dëshira juaj është që të shëtisni në natyrë, këtu do të gjeni parajsë të vërtetë në pyjet e pasura me pisha dhe drunj të tjerë. Natyra saj e paprekur të magjeps dhe të bën ta duash që në shikimin e parë. Bimësia e begatshme shtrihet skaj më skaj horizontit duke i dhënë kësaj zone një pamje përrallore. Ajri i pastër dhe i freskët e rigjallëron trupin dhe shpirtin e çdo vizitori.
Pushimi në ambient malor është pushim aktiv sepse ju bën të lëvizni vazhdimisht dhe të kërkoni sfida të reja, të cilat në asnjë moment nuk do të mungojnë.
Kompleksi ynë turistik përbëhet nga pesë shtëpiza malore, të projektuara dhe ndërtuara sipas standardeve më të larta. Është i vendosur në një vend të qetë e të rehatshëm, e megjithatë fare në afërsi të rrugës që për vetëm 30 minuta të çon në Prizren, nëpër luginën e mahnitshme të Lumbardhit.
Kurdo që të keni nevojë  për t’u larguar nga streset e përditshmërisë apo që thjesht të rimerrni energjitë e humbura, nuk do të gaboni nëse ia bëni një vizitë kompleksit tonë. Stafi ynë do të mundohet që qëndrimin tuaj ta bëjë sa më të këndshëm.
Ambientet e banimit, të konstruktuara nga druri, sigurojnë atmosferë intime dhe të këndshme, që qëndrimin tuaj do ta bëjnë të paharrueshëm.
Furnizimi me ujë të freskët nga burimet malore është i siguruar gjatë gjithë kohës.
Lidhja e Internetit me teknologjinë wireless është në dispozicion 24 orë në ditë dhe atë fare pa pagesë!
Rrjeti i telefonisë mobile është i shtrirë mjaft mirë në këtë zonë, kështu që do të keni sinjal të fortë në çdo kohë si të ofruesit VALA, ashtu edhe të IPKO-s.
Prandaj, mos u mendoni më gjatë dhe na merrni në telefon për ta bërë rezervimin!

 

Video

Video

Kontakti

Kontakti

Lokacion

Kompleksi turistik “Galaktika”
Merr drejtimet

Contact

Kompleksi turistik “Galaktika”
  • By guida
  • Email: elena.gjevukaj@balcanica.tv

Emri juaj (*)

Emaili juaj (*)

Titulli

Mesazhi juaj

Events

Kompleksi turistik “Galaktika”
Nuk kemi evente.

Vlereuml;sime

Kompleksi turistik “Galaktika”
guida.infosite.alguida.infosite.co
Na konktatoni

Na dërgoni një email dhe ne do ju përgjigjemi së shpejti!

Pyejte? Jemi gati për të ju ndihmuar!

Kliko Enter për të biseduar