Klinika Gjermane e Syrit

Përshkrimi

Përshkrimi

Klinika Gjermane e Syrit ka filluar punën e vet në qershor të vitit 2005, duke aplikuar metodat më bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve të syrit sipas standardeve gjermane dhe europiane. Klinika Gjermane e Syrit njihet si klinika e parë në Kosovë dhe rajon që filloi me aplikimin e metodave të avancuara operative ku si shembull marrim atë të korrikut të vitit 2005, kur u krye intervenimi i parë laserik i largimit të dioptrisë.
Klinika jonë i kushton rëndësi edhe edukimit të pacientëve. Kështu, deri tani janë mbajtur dy ligjërata publike lidhur me sëmundjet e ndryshme të syrit.

Të jetosh pa syze
Të shikosh përsëri normalisht dhe më në fund të mos jesh i varur nga syzet e bezdisshme ose lentet e kontaktit është një ëndërr e shumë njerëzve. Kjo ëndërr mund të bëhet e vërtetë për ju. Metodat e kirurgjisë refraktive me lazer për korrigjimin e përhershëm të defekteve të shikimit kanë marrë një zhvillim të madh inovativ me anën e Excimer-Lazer. Metodat kryesore janë LASIK, PRK, LASEK, ku LASIK-u është metoda më shpesh e përdorur.

Kirurgjia e kataraktës
Perdja e syrit nuk mund të shërohet me medikamente dhe as me syze. Meqënëse ajo ndryshon cilësitë optike të syrit, në stadin e hershëm përkohësisht mund të arrihet një përmirësim i pamjes, duke ndryshuar dioptrinë e syzeve. Mirëpo, kjo është një zgjidhje e përkohshme, pasi në stadet e mëvonshme syzet nuk do të ndihmojnë në përmirësimin e pamjes. Pra, ndërhyrja kirurgjike është e vetmja mundësi e mjekimit që mundëson suksesin e plotë.

Kirurgjia e keratokonusit
Ne stadet fillestare të keratokonusit permiresimin e shikimit mund ta ndihmojne syzet, por me avancimin e saj syzet behen jo efikase dhe perdorimi i lenteve të kontaktit të forta (rigide) mundeson një korrigjim me të mire të shikimit.

Kirurgjia e glaukomës
Kirurgjia e glaukomës bëhet e domosdoshme kur terapia medikamentoze nuk arrin të mbajë tensionin e syrit në vlerën e dëshiruar. Ekzistojnë teknika të ndryshme e secila prej tyre paraqet avantazhet dhe disavantazhet e veta.

Klinika Gjermane e Syrit – Të përkushtuar në përmirësimin e të pamurit tuaj!

Video

Video

Kontakti

Kontakti

Lokacion

Klinika Gjermane e Syrit
Merr drejtimet

Contact

Klinika Gjermane e Syrit
  • By guida
  • Email: elena.gjevukaj@balcanica.tv

Emri juaj (*)

Emaili juaj (*)

Titulli

Mesazhi juaj

Events

Klinika Gjermane e Syrit
Nuk kemi evente.

Vlereuml;sime

Klinika Gjermane e Syrit
guida.infosite.alguida.infosite.co
Na konktatoni

Na dërgoni një email dhe ne do ju përgjigjemi së shpejti!

Pyejte? Jemi gati për të ju ndihmuar!

Kliko Enter për të biseduar